TIRANE- Në ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas janë përcjellë mesazhe të ndryshme nga figura të jetës politike, sociale e ekonomike. Deputeti socialist Ervin Bushati shkruan në rrjetin social “Facebook” se duhet të dënohet çdo akt dhunë ndaj gruas.

Sakaq, ai u bën apel grave dhe vajzave që gratë mos të heshtin, por të denoncojnë çdo formë dhune.

“”DHUNA ËSHTË NGUSHËLLIMI I FUNDIT I TË PAAFTËVE”- Isaac Asimov

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas vjen si një thirrje që secili të bëhet Mur dashurie: shoqëria të jetë bashkë kundër dhunës, dhe shteti të forcojë institucionet për të mbrojtur viktimat gra të dhunës.

Të dënojmë çdo akt, njëherësh të apelojmë që gratë mos të heshtin: të denoncojnë fort çdo formë dhune. Të edukojmë që në fëmijëri dashurinë, jo dhunën.

Dhuna ndaj GRAVE nuk të bën BURRË! #unezgjedhtejetojpadhune #ëorldsday #violenceagainstëomen”, shkruan deputeti Bushati.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: