Ndeshjet e sotme kanë vulosur emrat e skuadrave që janë kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve duke plotësuar kalendarin e shortit të hedhur një javë më parë. tani kuadri është më i qartë me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse që do të luftojnë për një vend në play-off të këtij aktiviteti, i cili garanton të paktën fazën në grupe të Ligës së Europës. Ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Kampioneve luhen më datë 25/26 korrik dhe 1/2 gusht 2017
Turi i tretë
Sllavia Praga – BATE Borisov
Astana – Legia Varshavë
Maribor – FH Hafnarfjordur
Vardar – Kopenhagë
Sëlltik – Rosenborg
Hapoel Ber-Sheva –Ludogorets
Vitorul – APOEL
Salcburg – Rijeka
Karabak – Sherif
Partizan Beograd – Olimpiakos
FC Steaua – Viktoria Plzen
Nicë – Ajaks
Dinamo Kiev – Jang Bojz
AEK Athinë – CSKA Moskë
Klub Bryzh – Istanbul Bashakshehir
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb