TIRANE-Pas hedhjes së shortit të Europa League, janë përcaktuar dhe oraret për 48 ekipet të ndara në 12 grupe me nga 4 skuadra. Ekipi i vetëm shqiptar, Skënderbeu do të përballet në ndeshjen e parë me Dinamon e Kievit në 14 shtator në orën 19:00.

Më pas për korçarët vijnë dy ndeshje radhazi në shtëpi, konkretisht në 9 tetor, kur  presin Partizanin e Beogradit dhe ndeshja e kthimit në Beograd për skuadrën korçare do të jetë dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Kalendari parashikon që Skënderbeu ta mbyllë po jashtë fushës së vet fushatën europiane të fazës në grupe të Ligës së Europës, duke luajtur takimin e fundit në Zvicër kundër Jang Bojz në 7 dhjetor 2017 në orën 19:00.

Grupi B

14 shtator 2017, ora 19:00

Jang Bojz-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Skënderbeu

28 shtator 2017, ora 21:05

Partizan Beograd-Dinamo Kiev

Skënderbeu-Jang Bojz

19 tetor 2017, ora 21:05

Skënderbeu-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Jang Bojz

2 nëntor 2017, ora 19:00

Partizan Beograd-Skënderbeu

Jang Bojz-Dinamo Kiev

23 nëntor 2017, ora 21:05

Partizan Beograd-Jang Bojz

Skënderbeu-Dinamo Kiev

7 dhjetor 2017, ora 19:00

Dinamo Kiev-Partizan Beograd

Jang Boyz-Skënderbeu

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: