Klubet italiane janë njohur sot me kalendarin e kampionatit të Serisë A, e cila fillon më datën 20 gusht. Që në javën e parë, shorti ka caktuar duele mjaft interesante, si ato mes Atlantës dhe Romës apo Interit dhe Fiorentinës.
Java e parë
Atalanta-Roma
Bolonja-Torino
Krotone-Milan
Hellas Verona-Napoli
Inter-Fiorentina
Juventus-Kaljari
Lacio-SPAL
Sampdoria-Benevento
Sasuolo-Xhenoa
Udineze-Kievo Verona.

Skuadrat e Romës dhe Interit do të ndeshen mes tyre në javën e dytë të Serisë A, ndërsa derbi i Torinos do të jetë në javën e 6 të kampionatit. Java e 8 do të dhurojë derbin e Milanos, mes Interit dhe Milanit, por edhe dy sfida të tjera të mëdha, Juventus-Lacio dhe Roma-Napoli./panoramsport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: