CANADA-Një vajzë e vogël ka mbetur e traumatizuar pasi një luan deti e tërhoqi nga fustani dhe e hodhi në ujë.
Incidenti i frikshëm ndodhi në Steveston Fisheman’s Wharf në Richmond B.C, Canada, teksa turistët po shihnin kafshën që po ushqehej me peshq.

Video është filmuar nga Michael Fujiwara, nga Vancouver, i cili tregoi për Vancouver Sun: ‘Unë isha ulur pranë vajzës dhe sa nxora celularin për të filmuar pamjen, kur ky luan deti nxjerr kokën nga uji dhe tërheq vajzën’.

Luani i detit është një atraksion për të gjithë turistët edhe për vajzën sigurisht. Turistët dhe të gjithë vizitorët po ushqenin peshqit dhe kafshët dhe ndoshta luani është ndjerë komod në këtë, shkruan dailymail.

Luanët e detit janë krijesa shumë inteligjente dhe përgjithësisht mendohet se janë specie shumë të ndrojtura.
Ka pasur edhe raste të tjera të sulmeve nga luanët e detit, por akoma nuk dihet nëse luani ka dashur ta lëndojë apo thjesht të luaje më vajzën, e cila fatmirësisht s’ka pësuar dëmtime fizike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb