Sot liga e dytë më e rëndësishme në Itali, Seria B, ka luajtur shumicën e ndeshjeve të javës së 38-të. Kjo ka sjellë edhe e aktivizimin e disa lojtarëve shqiptarë ku në sy bie goli i shënuar nga Edgar Çani.

Futbollisti i Pizas ishte vendimtar me rrjetën në minutën e 74-ër duke i dhënë ekipit të tij një pikë shumë të rëndësishme për betejën e “zonës së ftohtë” pasi rrezikohet rënia nga kategoria.

Piza u gjend në disavantazh që në pjesën e parë të ndeshjes dhe provoi me të gjitha forcat të gjente një gol për të ringjallur shpresat e një rezultati pozitiv, pasi kishte humbur tre ndeshje radhazi dhe kishte zbritur në fundin e klasifikimit të Serisë B. Gatuzo hodhi në fushën e lojës Çanin në minutën e 71-të dhe vetëm 3 minuta më vonë, sulmuesi shqiptar arriti të barazonte shifrat.

Më pas, ai krijoi edhe tre raste të tjera të mira për të shënuar, por pa arritur të gjente përsëri rrjetën, në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-1 dhe që la Pizën në vendin e fundit të klasifikimit të Serisë B.

Zhgënjyese ka qenë paraqitja e sotme e Avelinos së Berat Gjimshitit në fushën e Askolit, ku është mundur me rezultatin 2-0, me mbrojtësin shqiptar si zakonisht titullar gjatë 90 minutave.

Vetëm një barazim ka arritur Bari i Migjen Bashës në fushën e Salernitanës, kurse Breshia e Emanuele Ndojit ka fituar 2-1 ndaj Ternanës.
asdasd2-470x498
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: