Canon EOS 6D MK II është fotoaparati për të cilin kemi dëgjuar shumë, por ata që kanë pyetur se si do të duket pajisja tani kanë rastin që ta shohin.

Nokishita Camera ka sjellë fotografitë dhe specifikat e fotoaparatit. Duhet theksuar se nuk mund të verifikohet autenticiteti i fotografive dhe karakteristikave, kështu që duhet marrë me rezervë.

Specifikat e prezantuara sugjerojnë se Canon EOS 6D MK II do të ketë sensor 26.2MP, dual pixel CMOS AF, sistem AF, fotografim në vazhdimesi deri në 6.5fps, ISO maksimal deri në 40.000, i cili mund të zgjerohet deri në 102.400, video-xhirim Full HD, 5-axis stabilizim i fotografisë, ekran LCD 3 inç, WiFi, Bluetooth, GPS. Pajisja peshon 765 gramë.

Canon EOS 6D MK II pritet të dalë në treg më 29 qershor, kur edhe do të kemi konfirmimin e karakteristikave të kompletuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb