TIRANE– Gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë u kthente edhe përgjigje ndjekësve. Gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama thoshte se fitorja u përket shqiptarëve si dhe kërkonte mendimet e qytetarëve se çfarë duhet të përmirësojë. Një komentues shprehet skeptik nëse Rama do vazhdojë t’u përgjigjet qytetarëve, por kryeministri ka reaguar duke iu përgjigjur. Rama thotë se po nxjerr statistika për të kuptuar kush janë pikat me të përsëritura.

Komenuesi: Zoti Rama ti bere nje pyetje disa miliarda dollareshe. Lind pyetja tjeter a do i lexosh dhe degjosh vertet pergjigjet e njerezve. A do e lesh retoriken tende kur ste pelqen nje opinion dhe ti futesh punesh me zell per njerzit qe te besuan serisht pasi ti je e keqja me e vogel qe ne kemi. Po a mjafton kjo? Sduam me fasada e tendera klienteliste, po duam drejtesi, mjekesi, arsim aeroporte, industri nafte, turizem, mirqenje sociale, dinjitet. Boll ju shtyp koka shqiptarit te thjesht. Te nxirrni para pergjegjsise hajdutet vrasesit mashtruesit. Duhen miliarda po niseni fillimisht me shtresat me ne nevoje, rrogat minimale, pensionet bisnesi i vogel. Boll me me fasada shume qytete jane pa uje dhe lumi u kalon te hunda dhe ne u bejme qendra me gure dhe kalldreme edhe pse jane te sheshta. Shyqyr qe se kini LSI, punesoni njerez te kualifikuatmr dhe jo nipin djalin kushuririn e filanit opo filankes. Ka shume pune Shqiperia, po mos e trembni me kete popull se boll ka vuajtur sillini dinjitetin qe zakonisht e gezon jashte vendit te tij heqim ketu Greqine. Ect ect. Ju uroj pune te mbare Z Rama keto 4 vitet e ardhshme. Kemi besim tek ty.

Replika e Ramës: Albano Al, ja e lexova komentin tend? Por nuk do te them ku e ke te drejte e ku e ke gabim, sepse dua te te degjoj ty e te gjithe keta qe e kane marre mundimin bashke me ty, te thone me ciltersi mendimet e tyre? Keshtu qe kjo eshte arsyeja pse nuk po komentoj e nuk do komentoj komentet, dua t’i lexoj te gjitha nje e nga nje, dhe nxjerr edhe disa statistika per te kuptuar kush jane pikat me te perseritura, etj.✌️?? Faleminderit ty dhe te gjitheve ketu?
Screenshot002
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: