Çekët e Mllada Boleslav, janë kundërshtari i radhës së Skënderbeut në Europa League. Mllada e kaloi pa problem në turin e tretë të Europa League duke i fituar të të dy ndeshjet me Shemrok Rovers, ku protagonistët kryesorë ishin dy sulmuesit, Jan Shramosta dhe Golgol Mebrahtu. Ata i realizuan të 5 golat për ekipin çek në duelin e dyfishtë duke iu siguruar kalimin në turin tjetër, ku tani presin korçarët.

“Deri tani kemi qenë të suksesshëm, shifrat flasin vetë. Mendoj se kemi kënaqur zemrat e tifozëve tanë sidomos me golin e dytë në ndeshjen e kthimit. Ndoshta nuk sulmuam aq shumë në pjesën e dytë, por morëm çfarë deshëm, sepse fituam 2-0 dhe u tërhoqëm, meqë atyre u duheshin tre gola”, tregon 26-vjeçari Shramosta për mediat çeke.

Shamrosta ka folur edhe për Skënderbeun që e cilëson më të lehtë se Kairati.
“Unë kisha më shumë dëshirë që të kalonin shqiptarët, pasi është një udhëtim më i shkurtër për të shkuar atje për ne. Gjithashtu, edhe pse i mendoj si kundërshtar më i lehtë, ndonëse në Europë nuk mund të zgjedhësh ata që ke përballë”, tha Shramosta.

Kujtojmë që vjet Mllada u elminiua nga Shkëndija e Tetovës, madje të njëjtat ishin deklaratat edhe për Shkëndijën të cilën e nënvlerësuan por në fund ishte Shkëndija ajo që u kualifikua.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: