TIRANE- Ministria e Financave ka çelur këstin e tetë dhe të fundit për ish-të dënuarit politikë të kategorisë parësore.

Këtë lajm e bëri të ditur vet kreu i kësaj ministrie, Arben Ahmetaj. Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ahmetaj pohoi se në tre vitet e fundit u çelën 6 këste, ose 5.8 miliardë lekë.
18403609_1263220460464242_6104473862726662891_n
“Ministria e Financave ka çelur këstin e tetë dhe të fundit për ish-të dënuarit politikë të kategorisë parësore, duke përmbyllur kështu me sukses një cikël të rëndësishëm që mbi të gjitha, është shprehje e drejtpërdrejtë e vëmendjes dhe përkujdesit social të një qeverie ndaj atyre në nevojë.
Në 2009-2013, qeveria e vjetër, shpërndau vetëm dy këste për kategorinë parësore, ose 1.47 miliardë lekë. Në tre vitet e fundit ne çelëm 6 këste, ose 5.8 miliardë lekë, pra katër herë më shumë.
Një arsye më shumë pse #ShqipëriaQëDuam nuk mund të kthehet mbrapa! ??️??️”, citohet në mesazhin e Ahmetajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb