Celine Dion thotë se ajo kurrë nuk ka qenë me njeri tjetër përveç burrit të saj.
“E dashuroj atë. Unë jam ende e dashuruar me të”, tha ajo për CBS Sunday Morning. Bashkëshorti i saj i ndjerë Rene Angelil, u nda nga jeta në janar të këtij viti, pasi humbi betejën me kancerin.

Pyetjes së gazetarit nëse është e dashuruar me dike tjetër ajo ju përgjigje: ‘Jo tani’.

48 vjecarja e cila performoi në Koloseum ‘Caesars Palace’ në Las Vegas thë për CBS: “Unë jam ende e martuar me të. Unë kurrë nuk kam puthur një njeri tjetër në jetën time”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: