Pas vdekjes së bashkëshortit Rene Angelil, Celine Dion është rikthyer në skenë, në Las Vegas. Ajo u shfaq mjaft e emocionuar në skenë dhe me lot në sy këndoi këngën “One more look at you”.

“Gjatë gjithë jetës unë i kam pasur sytë të burri im, i cili ulej çdo natë aty. Njerëzit mendonin se unë po kërkoja atë, por nuk ka nevojë, pasi unë e ndiej Rene në skenë sa herë që mbyll sytë. Ai ka qenë me mua gjithmonë në skenë dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Rene më rrethonte gjithmonë me njerëzit më të mirë. Unë i besoja shumë atij dhe nuk shqetësohesha për asgjë”, – tha Celine Dion.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: