SHKODER – Pesë persona në qytetin e Shkodrës janë arrestuar në flagrancë duke dhënë para në këmbim të votës. Sipas njoftimit të policisë, ekonomisti i KESH në Shkodër dhe 4 persona të tjerë janë kapur duke shpërnadër para në shkëmbim të votës në lagjen ‘Guerrile’ të qytetit të Shkodrës.

“Sot, Policia mori një informacion se persona të paidentifikuar ishin duke shpërndarë vlera monetare në vëndin e quajtur Lagjia ‘Guerrile’ Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip ‘Ford’ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë,” shkruhet në njoftim.

Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës.

Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vleresim të rastit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb