E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka folur edhe një herë për rrezikun që i kanoset PD-së nëse udhëhiqet nga Lulzim Basha.

E lënë jashtë nga listat për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit nga Basha, Topalli tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, shkruan BalkanWeb

E pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, Topalli përgjigjet: “S’ka rëndësi se çfarë do bëj unë, kam provuar në karrierën time politike të kem kallashin në kokë, e kam qenë me fëmijë të vogël, kam punuar se kam besuar, kam hyrë kur isha 32-vjeçe, kam shkuar ku nuk shkonin burrat, dhe e kemi ngritur se e donim partinë, se nuk i kishim lidhur interesat me të, nuk ishte as kunati as vjehrri, siç është sot. Kontrata personale e Bashës me Ramën, ku pjesa e dukshme është kam 6 ministra në qeveri me Ramën, e më pas del e thua ai më ka vjedhur votat”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb