Nga Rigels LENJA
Arsimi është një ndër fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie apo shteti. Arsimi është pikënisja e çdo ndryshimi në një shoqëri. Me anë të arsimit çdo shoqëri synon të transmetojë, vlerat, kulturën dhe mbi të gjitha dijen tek brezat e rinj. Dy janë elementët më të rëndësishëm të arsimit: së pari, formëson të rinjtë me anë të forcës së dijes dhe së dyti, u jep akses të rinjve në një treg pune, pasi i ka paisur me bazën konceptuale, teknologjike dhe praktike.

Duke qënë se shoqëria është në evoluim të vazhdueshëm, kjo nënkupton se edhe arsimi ka nevojë për reformim. Duke qënë se është arsimi që është katalizatorë i ndryshimeve në shoqëri, por pa neglizhuar edhe faktin se arsimi ndikohet në mënyrë të vazhdueshme nga shoqëria. Kjo deri diku justifikon edhe ndryshimet e shpeshta, në këto 25 vitet e fundit. Megjithëse shumica e këtyre ndryshimeve, kanë qenë shpesh herë eksperimente të gabuara, pa një plan afatgjatë apo duke u mbështetur tek modele që nuk i përshtaten habitatit të shoqërisë tonë. Si pasojë e një trashigime historike, Shqipëria do të ishte vendi i fundit në Europë dhe Ballkan që do të hapte universitetin, ngjarje kjo e vitit 1957.

Një nga elemenët më të rëndësishëm të çdo universitetit, ëshë dhe ajo që mund të quhet elita studentore, studentët e ekselencës. Pa asnjë diskutim, në këto 26 vite, për studentët e ekselencës është folur shumë, por pak, shumë pak është bërë. Madje zdo ta teproja, duket sikur politikbërësit kanë jo vetëm një neglizhencë, por edhe një si alergji ndaj këtyre studentëve.

Por, çfarë suporti jep sot, instancat qeveritare apo edhe ato universitare. Mbështetja e të dyjave është mjaftuar vetëm me motivimin. Në planin ekonomik dhe financiarë, është fatkeqësisht zero. Për çdo student ekselente në nivelin bachelor, fakultetet përkatëse, i përjashtonin nga tarifa vjetore. Ndërsa për herë të parë këtë vit, ky rregull u zbatua dhe për studentët e cikleve të dyta të studimit, pra të nivelit master. Ndërkohë, në përfudnim të çdo cikli studimesh, Rektorati, shpërndan edhe atë që njihet si “Medalja e Artë”. Dhe kjo e dyta, mbaron aty, duke mos patur një fazë tjetër.

Po çfarë bërë? Dhe kjo jo për lëmoshë, pasi në çdo shtetë seriozë dhe ku meritokacia është pionere e ngjitjes në karrierë, ka gjithmonë, “privilegje” për ata që shquhen në fusha të caktuara, përfshirë edhe universitetin. Ndërsa, ndodh rëndomt, kur ndonjë studentë shqiptarë fiton të drejta studimi në universitet e rankuara si ndër më të mirët në botë, argumentohet me iden se kjo vjen prej faktit se shkollat tona, janë të forta.

Së pari. E një rëndësie të veçantë, është që studnetët ekselntë në përfudnim të studimeve të tyre , të kenë një diplomë të ndryshme. Ky të dëshmohet niveli i lartë arritur prej tyre, nga ai i studentëve të tjerë. Madje, të ketë një shpërblim monetarë, si formë mbështetje, për nivelin e lartë të studimeve dhe mundësinë për specializime të mëtejshme.

Së dyti, mbështetja ekonomike, të jetë jo vetëm duke u mjaftuar me idenë, se nuk do paguajnë tarifat, ku në fakt kjo është më e pakta. Çdo studentë ekselence, duhet të ketë një bursë shtesë, për sa kohë që ka rezultate të larta në studime.

Së treti, ky target grup, duhet të jetë prioritar për tu punësuar në admistratën qëndrore, lokale apo edhe në çdo institucion në varësi të qeverisë, përfshirë këtu edhe bërjen pjesë të stafeve akademike në departamente përkatëse. Pa u future fare në të ashtëquajturin “konkurs” që siç ndodh zakonisht, fituesi është i paracaktuar, në bazë të sistemit të “letrës me vrimë”.

Së katërti, megjithësë është bërë si refren i vazhdueshëm, se ligji i arsimit të lartë, ka në fokus më shumë se çdo herë tjëtër, studentët e ekselencës. Ajo se çfarë nuk qartësuar ende është? A u jep ky ligj, të drejtë studentëve të ekselencës, të aplikojnë në programet e nivelit të tretë, që njihen si doktoraturat? A i përjashton, ky ligj, studentët e ekselencës, nga tarifa për tu bërë pjesë e programeve të doktoraturave? Mbi të gjitha, cilat do të jenë kriteret për tu bërë pjesë e programeve të doktoraturave? Asnjë nga këto pyetje, askush nuk di ti japi përgjigje, ose nuk do ti japi përgjigje.
Së pesti, sot praktikohet ai që quhet fondi i ekselencës. Po a di ndokush sa studentë që e meritojnë e kan përfituar atë? Mbi çfarë bazash është shpërndarë? Kush e ka përfituar atë? E rëndësishme është që ky fond mos të shpërndahet, në bazë të numra të votave të kombinimeve politike që njihen ndryshe si kualicionet. Ndërhyrjeve të prindërve, të zgjedhurëve të popullit ose më bazëë sistemin e qokave. Në dijenin time, Universiteti i Tiranës, që renditet ke të parët nga performanca dhe cilësia në nivel Republike, ka vetëm 18 studentë, që hyjn ke studentët e ekselencës. A mund të thot ndokush, sa prej tyre e kanë përfituar këtë fond? Sa ka qnë mbështetja ndaj tyre?

Nëse arrihet të vendoset sistemi i meritokracisë në universitetet shqiptare nuk do të vazhdojnë të blindonin vendi i 5000-të ose edhe më poshtë, në listën e University World Ranking. Po ashtu, Shqipëria nuk do të jetë vendi që çdo vit, rezulton në reportazhet, si vend emigratësh apo me nivel me të ulët të leximit të librave nga të rinjt. Po kjo nuk mund të ndodhi dhe ska si të ndodhi, për sa kohë që ata që janë më të mirët, jo vetëm nuk mbështete, por shpesh herë u vënë më shumë pengesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb