Gjithkush që është përdorues i rrjeteve sociale është i familjarizuar me postet e dhimbshme dhe njerëzit që predikojnë mrekulli përmes like-ve dhe Amen-eve.

Janë pikërisht fotot dhe historitë njerëzore që bëhen virale për shkak të popullaritetit pasi besohet se shpërndarja dhe pëlqimi i këtyre të fundit do të gjenerojë të ardhura! Kjo është një gënjeshtër e madhe pasi një pëlqim apo një shpërndarje nuk shëron asnjë sëmundje, por vetëm ndihmon njerëzit e paautorizuar për të bërë atë gjë, të pasurohen, shkruan Living.

Përkundër qëllimit tuaj të mirë, ju jeni duke ndihmuar një keqdashës të fitojë jo vetëm lekë por edhe popullaritet.

like-farming-boy

Këto lloj postimesh manipuluese janë të dizajnuara për të mashtruar ose shfrytëzuar të dhënat e njerëzve që reagojnë ndaj fotos. Kur ju shpërndani këto postime, jeni duke rritur popullaritetin e tyre.

mustang-like-farming

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: