TIRANE- Ish-lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha votoi sot në selinë e PD-së, por gjatë këtij procesi ka harruar diçka.

Ndërsa vijoi një konferencë të gjatë, ku bëri thirrje që demokratët të bashkohen e secili prej tyre të shohë gabimet, një gazetare i kujtoi atij se kish votuar pa kartë anëtarësie dhe pa dokument identifikimi.

A do dorëzoni një kartë apo dokument identifikimi zoti Berisha? Ju votuat pa asnjërën prej tyre….

I zënë në befasi, Berisha e komplimeton dhe kujtohet: Po, po, ja ku është pasaporta (Qesh)

Më pas drejtohet nga komisioni dhe dorëzon dokumentin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: