TIRANË- Megjithëse mungoi në komunikimin javor, kryeministri Edi Rama ka komunikuar personalisht me ndjekësit e tij në faqen zyrtare në “Facebook”.

Kanë qenë rreth 20, ‘fatlumët’ të cilëve kryeministri ka zgjedhur t’u përgjigjet, me gjithë kritikat, akuzat apo edhe lavdet ndaj tij. Një prej komentuesve e njofton kryeministrin Rama se prej dy javësh kanali grek Alpha flet për të, duke e pyetur për arsyen. Shefi i qeverisë i thotë se nuk e di pasi nuk u kupton as gjuhën.

Komentues 1: Zoti Edi Rama, se ça kanë ata grekët që kanë nja dy javë që merren me ty, ky kanali Alpha. Po deshe na e bëj një nder dërgoju ndonjë mesazh nga ato të bukurat që i çmend fare..dhe urime për çdo të mirë që ke bërë deri tani. Vazhdo kështu…

Edi Rama: Nuk e di këtë, tani po e dëgjoj po kushedi si do e kenë hallin se unë për dreq nuk ua kuptoj as gjuhën…

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: