DURRES- Një pako e dyshimtë e gjetur në afërsi të një banese në Shijak, ka ngritur në këmbë policinë. Burime të BalkanWeb nga policia thonë se janë lajmëruar rreth orës 00:45 të natës.

Policia e Durrësit raporton se pakoja e dyshimtë u gjet pranë banesës së shtetasit L.H. dhe u çmontua nga specialistët xhenierë, por nuk specifikohet se çfarë kishte në brendësi të saj.

Policia tregohet diskrete në dhënien e informacioneve të mëtejshme mbi këtë ngjarje, për shkak të hetimeve.

Raportohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga specialistët e fushës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: