Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Çfarë mund të përmbajë pakti i fshehtë Rama-Basha? Aleati i kryeministrit jep detaje

RAMA TAKON BASHEN - Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi.	/r/n/r/nBASHA MEETS RAMA - Prime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

TIRANË- Pas deklaratës se nga takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha mund të dilet me një pakt të fshehtë përveç atij publik, profesor Paskal Milo, kreu i PDS-së ka sqaruar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 se çfarë mund të përmbajë ky pakt. Ai tha se edhe vettingu mund të jetë çështje e këtij pakti.

“Vettingu mund të jetë një çështje e një pakti të fshehtë. Nuk dua të thellohem më tej në fushën e spekulimeve. Pakti i fshehtë në këto rrethana është që të ruajnë njeri- tjetrin nga goditjet maksimaliste dhe ta ruajnë këtë si fitore të ndërsjelltë”, deklaroi Milo, shkruan “BalkanWeb”.

Ai la të hapur mundësinë që pjesë e këtij pakti mund të jenë edhe emrat e ministrave të opozitës që parashikon paketa “McAllister”

“Çfarë emrash do të jene në këshillin e ministrave, sepse është thënë që do propozohen nga Rama por duhet të marrin pëlqimin nga Basha. E treta mund të jetë garanci për çështjen e procesit zgjedhor. Për shembull Rama mund t’i japë garanci zotit Basha që në vend që të artikulojë kërkesat e tij për standarde më të larta mund t’i japë garanci të tjera që procesi do jetë transparent dhe i plotë”, tha Milo.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Normale qe do e ruajne njeri-tjetrin….njerezit qe e shkaterruan kete
    vend asnjehere nuk do ndeshkohen sip.sh….
    Berisha
    Nano
    Meta
    Basha
    Rama
    …asnjehere nuk do kete ndeshkim per keta…ndonje peshk i vogel edhe mund te denohet

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.