TIRANË- Jemin Gjana, Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së ka reaguar në lidhje me kërkesën e kandidatit për kryetar të PD-së, Eduard Selami për të bërë publike listat e zgjedhësve të PD-së.

Ai tha se lista është në çdo degë e në dispozicion të të gjithëve. I pyetur se çfarë ndodh nëse Selami tërhiqet nga gara, Gjana ka dhënë një përgjigje disi të çuditshme.

“Lista është në çdo degë të PD-së për zotin Selami dhe të gjithë”, tha Gjana. Lidhur me materialet zgjedhore, ai deklaroi se “kutitë do të transportohen nga kryetari i komisionit dhe dy anëtarët të dy kandidatëve”.

I pyetur në rast se tërhiqet Selami nga gara për mungesë transparence, çfarë do të ndodhë, Gjana tha: “S’jam këtu për t’iu dhënë përgjigje atyre që luajnë me balenën blu, qofshi dhe ju njëri prej tyre. Unë skam ndonjë informacion që do tërhiqet Selami”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: