SARANDË-Dy persona kanë mbërritur të plagosur me thikë gjatë natës në spitalin e Sarandës, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00. “BalkanWeb” mëson se njëri prej të plagosurve është identifikuar si Alban Baxheri, banues në lagjen nr.4, ndërsa identiteti i tjetrit nuk dihet.

Raportohet se Baxheri ka marrë plagë në kraharor pranë zemrës, ndërsa tjetri është plagosur në ije dhe fundshpinë. Burime nga spitali i Sarandës bënë me dije për “BalkanWeb” se për shkak të hemorragjisë së tepërt, Alban Baxheri u transportua me urgjencë më pas drejt Janinës. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb