TIRANË- Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi flet sërish për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë për shkak të tërheqjes së kandidatit të PS dhe më pas atij të pavarur nga gara. Në një status në “Facebook” Blushi shkruan se ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë dhe se kjo nuk mund të quhet më politikë.

“Çfarë ndodhi në Kavajë. Që zgjedhjet ti fitojë një kandidat i vdekur e kisha imagjinuar, po që zgjedhje nuk ka se nuk ka fare kandidatë, kjo është jashtë çdo imagjinate. Ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë.

Është njëlloj sikur dy ekipe të marrin topin dhe të dalin nga stadiumi duke i lënë tifozët aty pasi kane prerë biletën. Ky nuk quhet më futboll dhe kjo nuk mund të quhet më politikë!”, shkruan Blushi.

Blushi Kavaje

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: