ANGLI – Shërbimet zjarrfikëse janë alarmuar menjëherë pas përfshirjen nga flakët të një prej godinave në aeroportin Southend.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin në ndërtesë, megjithatë zëdhënësi i forcave të shpëtimit tha: “Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje pas thirrjes për një incident në një prej hangarëve të avionëve”.

Forcat e zjarrfikëses kanë arritur të neutralizojnë flakët e mëdha dhe tani në Londër duket vetëm një shtëllungë e madhe tymi.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk kishte avionë në hangar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb