TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ditën e sotme ia ka kushtuar tërësisht negociatave, një herë në zyrën e Presidentit Bujar Nishani dhe herën tjetër në zyrën e ish liderit historik të së djathtës Sali Berisha.


Me të marrë vesh vendndodhjen e Bashës, gazetarët i janë vënë nga pas dhe kanë mundur të marrin edhe reagimin e tij. Kreu i PD-së ndryshe nga deklaratat e dëgjuara sëfundmi se opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhje, sot ka deklaruar që zgjedhjet nuk do të bëhen pa opozitën, duke na bërë të mendojmë se cili është plani i radhës që ka në mendje, pasi kryeministri Rama ishte i prerë në fjalën e tij të sotme, kur tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në 18 qershor.

“Qëndrimin tonë e keni, i djeshmi është i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur më në Shqipëri, as sot as pas 100 vitesh. Nuk do ketë zgjedhje të diktuara nga krimi”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: