Vitamina B6: Kjo vitaminë ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelet e aminoacidit në gjak që lidhet me sëmundjet e zemrës. Për më tepër, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë B mendohet të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Sa duhet të merrni? Personat nën moshën 50 vjeç duhet të përfshijnë në dietën e tyre 1.3 mg vitaminë B6 çdo ditë, shkruan “Shëndeti”.

Vitamina B12: Simptomat zakonisht zhvillohen gradualisht por mund të përkeqësohen nëse gjendja nuk trajtohet. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në probleme me zemrën, diarre, madje edhe humbje shikimi.

Sa duhet të merrni? Të rriturit kanë nevojë për 2.4mcg vitaminë B12 çdo ditë. Vegjetarianët mund ta marrin vitaminën B12 nga qumështi dhe vezët. Këto janë disa nga ushqimet e pasura në vitaminën B12.

Vitamina C: Sipas NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit), simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen 3 muaj pasi një person nuk merr mjaftueshëm vitaminë C në dietë. Nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në probleme fatale me zemrën. Duhanpirësit janë më të rrezikuar.

Sa duhet të merrni? Të rriturit duhet të marrin 40 mg në ditë. Këto janë disa nga ushqimet e pasura në vitaminën C.

Vitamina D: Kjo vitaminë rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, dy nga lëndët ushqyese që nevojiten për kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm. Studimet kanë treguar se vitamina D mund të ofrojë mbrojtje kundër disa sëmundjeve.

Sa duhet të merrni? Fëmijët mbi 1 vjeç dhe të rriturit duhet të marrin 10mg në ditë.

Zink: Mungesa e zinkut mund të dobësojë sistemin imunutar dhe vonon shërimin e plagëve. Mund të shkaktojë edhe lodhje. Nga kjo mungesë zakonisht vuajnë të moshuarit, ata që jetojnë në azile dhe personat që marrin ilaçe për uljen e tensionit të gjakut. Edhe teprimi me zinkun është i dëmshëm për shëndetin. Lexoni- Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi.

Sa duhet të merrni? Çdo person mbi moshën 14 vjeç duhet të konsumojë 11mg zink në ditë.

Hekur: Mungesa e hekurit është më e përhapura tek njerëzit. Ajo mund të çojë në anemi, një gjendje ku mungesa e hekurit në trup çon në uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në probleme me zemrën.

Sa duhet të merrni?
Të rriturit rekomandohen që të marrin 10 mg hekur, ndërsa gratë shtatzëna duhet të marrin më shumë. Kjo sasi mund të gjendet tek 300g biftek, 100g spinaq dhe rreth 4 feta bukë e bardhë. Këto janë disa nga ushqimet më të pasura në hekur.

Magnez: Magnezi është parësor për shëndetin e muskujve, trurit dhe zemrës. Ai luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionin fiziologjik dhe merr pjesë në qindra procese biokimike. Mënyra më e mirë për t’u siguruar se po merrni mjaftueshëm magnez është të konsumoni ushqime të pasura me vlera të shumta ushqyese, si drithërat, frutat e thata, bishtajoret dhe perime.

Mungesa e magnezit është më e përhapur tek femrat. Nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në ngërçe muskulore dhe dridhje, rritje të tensionit të gjakut dhe osteoporozë.

Sa duhet të merrni? Të rriturit rekomandohen të konsumojnë rreth 400mg në ditë magnez. Kjo sasi mund të gjendet tek 100g çokollatë, një avokado dhe më pak se një grusht bajame. Këto janë disa nga ushqimet më të pasura në magnez.

Kalcium: Ky mineral i nevojitet trupit për të forcuar kockat dhe dhëmbët. Mungesa e tij çon në zhvillimin e sëmundjeve si osteoporoza.

Sa duhet të merrni?
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të marrin 500mg në ditë – kjo sasi mund të gjendet tek rreth 1 filxhan qumësht dhe 2 racione sardele.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: