SHBA – Charlize Theron është një nga femrat më të bukura në botë, por kohët e fundit aktorja e njohur ka humbur linjat e e saj elegante. 41-vjeçarja ka treguar për “Variety” se pamja e saj e jashtme i ka shkaktuar depression.

Aktorja zbulon se ka kaluar momente shumë të këqija kohët e fundit, pasi u shëndosh për rolin në filmin e saj të ri, “Tully”. Theron ka vazhduar se në ndryshim nga koha kur ka qenë më e re, shtimin në peshë për rolin e fundit në film e ka përjetuar shumë keq shkruan Daily Mail.

“Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”. 41-vjeçarja në filmin “Tully” interpreton nënën e 3 fëmijëve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb