Chris Brown ka folur gjatë për natën kur ai rrahu keq, në atë kohë të dashurën e tij Rihanna.
Reperi 28-vjeçari foli për incidentin në një klip të ri për dokumentarin e tij “Chris Brown: Mirë se erdhe në jetën time”.

“Ajo zbuloi që e tradhëtoja. Dhe nuk më zinte më besë. Ende e dua Rihanna-n, por do të jem i sinqertë. Ne ziheshim, ajo më gjuante, unë e gjuaja, por nuk ishte kurrë e pranueshme. Kishte gjithmonë një pikë kur i thoni njëri tjetrit: Çfarë po bëjmë?” ,” filloi rrëfimin Brown.

Më pas ai ka treguar edhe për natën e sherrit kur masakroi me grushte Rihanna-n.

“Ajo nisi të më gjuajë. Mbaj mend që përpiqej të më gjuantë, por unë pastaj e godita unë shumë më fort. Me grusht, e godita dhe i çava buzën. Kur e pashë u trondita. Thashë dreqin, pse e gjuajta kështu?” Më pas pështyu gjak në fytyrën time. Ishte një sherr i vërtetë në makinë dhe ne po ecnim rrugëve. Pastaj fshehu çelësin e makinës dhe bëri sikur e hodhi dhe nisi t’i bërtasë kalimtarëve ‘ndihmë ai po përpiqet të më vrasë’ tregoi Brown.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb