“Çifti pa kufij”, Kei dhe Vivi kanë marrë më shumë vota nga votuesit, duke u eliminuar kështu nga gara për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania 9.

Kei dhe Vivi kanë pasur si rivalë në nominim këtë javë çiftet, Fiorentina-Olsi dhe Dona-Musa.

Këta të fundit shpëtuan të parët, duke përqendruar tensionin tek dy çiftet e tjera.

Por votat ishin në favor të çiftit Fiorentina-Olsi, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Ndërsa Kei edhe Vivi duhet të largohen nga shtëpia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb