TIRANE – Pasi foli ai, tani është radha e saj. Çifti më i ri i showbiz-it ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Pas fotove paparaci që qarkulluan me shpjetësi në të gjitha mediat e portalet, Klea ishte e para që pyetjes nëse është apo jo në një lidhje me kantautorin e njohur i dha një përgjigje evazive “as po, as jo”, pas së cilës askush nuk pati më dyshime.

c668474b879b97e8ee2a3baa361188fe

Ditëlindja e Kleas ishte rasti kur vëmendja u përqëndrua sërish tek ajo dhe varësja dhuratë me “Amla” – kënga që Elgiti krijoi për të edicionin e fundit të Këngës Magjike, pas së cilës do të niste një histori që nuk e dimë pse ata të dy akoma nuk duan ta thonë me zë të lartë e ta shijojnë pa e fshehur shkruan Class.

2324c7a919e76cdcef60c420330f62df

Pas Kleas, në “grackë” ra Elgiti. I ftuar në “Oktapod”, ai u shpreh se janë në fazë njohjeje, por specifikoi faktin se nuk do të thotë që janë në një lidhje nëse drekojnë bashkë. “Jo mo, jemi akoma në fazë njohjeje. Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohjeje”.

6bd9296a7a4d47388ba73c60fb10b98d

Pas tij, topi hidhet sërish nga fusha e Kleas, e cila ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë “Tek Unë”, me Arjola Shehun në InTv. Duke mos i bërë bisht pyetjes këtë herë, Klea tha se përgjigjen ajo e kishte lënë evazive, por portalet spekuluan: “Unë nuk jam përgjigjur as po, as jo. Portalet spekuluan, le të merren, meqenëse s’kanë punë tjetër….” – tha ajo.

4f3729c4d9253f7826c235dc41341c91

Megjithatë, pranoi se me Elgitin njihen që në Akademi, kur ajo ishte në vit të parë të studimeve, por kontaktet ishin më të shpeshta pasi ai krijoi këngën “Amla” për Këngën Magjike – një prej krijimeve më të dashura të Kleas. Por si e bëri Elgiti për vete, cilat janë cilësitë e tij? Edhe këtu Klea ndalon pak: “Ka shumë cilësi të mira, është shumë pozitiv, por ajo që do të veçoja është i drejtë…”.

Nëse dikur Klea ka deklaruar se nuk e do të dashurin nga bota e showbiz-it, tashmë nuk e ka më problem: “Kam thënë, por tani kam ndryshuar mendje. E dua nga showbiz-i…”.
Ok, tani e kuptuam. Klea e deklaroi vetë në “Zonë e lirë” që pushimet do t’i kalonte edhe me partnerin, pastaj tha “as po, as jo”, Elgiti tha “jemi në fazë njohjeje”, Klea sot tha “kam ndryshuar mendje, e dua të dashurin nga showbiz-i…” U sqaruam që janë bashkë…. apo jo?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb