Sokol Çikalleshi ka vërtetuar edhe sot se është duke kaluar një formë mjaft të mirë në Turqi. Ai u bë protagonist në fitoren 5-1 të Akhisarit në shtëpi ndaj Bursasporit me një asist dhe një gol të shënuar.

cikalleshi

Bursaspori kaloi në avantazh në minutën e 13 me anë të Batallës, por vetëm një minutë më vonë Çikalleshi shërbeu një asist mjaft të mirë për Adinin, i cili barazoi shifrat. Jumllu përmbysi rezultatin në minutën e 21-të, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Çikalleshi ai që shënoi një gol qetësie për Akhisarin.



Golat e vendasve nuk mbaruan me kaq teksa Vaz Te në minutën e 28 dhe Adin në të 77-n vulosën fitoren e thellë të ekipit të tyre. Sulmuesi shqiptar Çikalleshi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 73-të, ndërkohë që qëndroi në fushë deri në minutën e 82-të. Goli i sotëm ishte i 3-ti për kavajasin me fanellën e Akhisarit në Super Ligën turke.

Pas këtij takimi, Akhisari ngjitet në kuotën e 33 pikëve të grumbulluara në 28 ndeshje duke mbajtur vendin e 14 me 8 pikë diferencë nga zona e rënies një kategori më poshtë./panoramasport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: