Nga PAMELA ALIAJ

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me surpriza të bukura dhe mesa duket nuk kanë mbaruar ende. Po flasim për ditën e shënuar të çdo çifti, dasma, ku kurorëzojnë dashurinë e tyre. Këtë verë u realizua dasma prrallore të këngëtares dhe moderatores bukuroshe Orinda Huta me moderatorin e “Oktapod”  Turjan Hyska, të cilët pas 10 vjet lidhjeje vendosën ta finalizojnë atë në mënyrë të magjishme dhe shumë romantike në fund të korrikut. Por siç thamë dhe më lart, surprizat nuk kanë mbaruar ende! Presim me padurim dhe dy dasma të tjera të zhvillohen në muajin shtator.

Vetëm disa ditë na ndajnë nga dasma e një nga çifteve më të dashur, të këngëtares së ëmbël,  Xhensila Myrtezaj me humoristin e mirënjohur të “Portokallisë”, Besart Kallaku. Por nuk mbarojmë me kaq! Mesa duket ky muaj që vjen do të jetë vërtetë i bekuar sepse një tjetër dasëm pritet të ndodhë. Dhe po flasim pikërisht për një tjetër çift shumë të përfolur të medias që bëri shumë bujë me lidhjen e tyre prej vitesh, një bashkim i Kosovës me Shqipërinë.

Bëhet fjalë pikërisht për çiftin Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Pra nuk kemi se si mos të jemi kaq të entuziasmuar dhe mezi të presim të kalojnë dhe këto pak ditë për të parë se si do të zhvillohen edhe dy dasma të tjera të rezervuara për muajin shtator. E sigurtë që do të jenë prrallore!

Per te lexuar artikullin e plote në GSH.al klikoni ne kete link: http://www.gsh.al/2017/08/19/dasmat-e-vip-te-shtatorit-ja-cilat-jane-disa-nga-detajet-me-pikante/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb