George Clooney dhe Amal Alamuddin nuk kanë kursyer aspak për të mbrojtur privatësinë e tyre dhe të binjakëve të porsalindur, Ella dhe Alexander, të cilët kanë lindur në 7 qershor.

Sipas disa burimeve prindërit e rinj kanë marrë një eskortë, e cila do ndjekë hap pas hapi të porsalindurit edhe në shtëpi.

Shpenzimet i kanë kaluar 3 milion dollarë, për të mbrojtur vilën e tyre në Berkshire dhe të gjithë familjen.

Për të mbajtur sa më larg paparacët dhe ata që kanë qëllime të këqija ndaj tyre, Clooney dhe Amal kanë harxhuar shuma të mëdha parash, për të forcuar sigurinë e vilës, me sensorë dhe lazer.

Ndërsa një grup rojesh do të kontrollojë ditë e natë të gjithë perimetrin e brendshëm të shtëpisë, e cila do i kushtojë çiftit 300 000 dollarë në vit, dy truproja do të ndjekin Ella dhe Alexander hap pas hapi, edhe brenda mureve të shtëpisë.

Atyre më kuriozëve do u mjaftojë fjala e gjyshit nga babai Nick Clooney, i cili ka njohur binjakët nëpërmjet Skype: ‘Fëmijët janë shumë të bukur. Kanë flokë të zinj dhe djali ka hundën e George. Alexander dhe Ella janë dy emra të mrekullueshëm… Bashkëshortja ime do ju thotë kush ka hundën e gjyshit dhe kush ka atë të gjyshes, janë perfekt!!.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb