Marcos Alonso ishte njeriu i ndeshjes sot për Chelsea-n në fitoren 1-2 kundër Tottenham në “Wembley” teksa i dhuroi trepikëshin e parë skuadrës së tij në këtë sezon të ri të “Premier League-s”. Nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet, fitorja e bluve të Londrës nuk ishte aq e thjeshtë dhe këtë e vërteton mëse miri festa e shfrenuar e Antonio Conte-s.

Alonso zhbllokoi shifrat në minutën e 24-ër me një goditje dënimi, ndërsa në të 82-ën një autogol i Batshuayi riktheu baraspeshën. Minutat e mbetura nuk premtonin shumë duke parë edhe euforinë e vendasve pas golit, por sërish Alonso mposhti Lloris duke çuar në qiellin e shtatë Conte-n i cili në një video të postuar nga mediat agleze shihet mjaft qartë se është shumë i elektrizuar për fitoren e parë në kampionat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: