LEZHË- Një i ri nga Lezha ka përfunduar në pranga pasi ka qëlluar me armë duke terrorizuar fshatin. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40, kur policia është njoftuar se në fshatin Lalm në Lezhë, një shtetas po qëllon me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik, 79 fishekë dhe 2 krehra.

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: