Ai njihet si një nga reperat më të njohur që tërheq gjithmonë vëmendjen me veprimet e tij. Së fundmi 50 Cent është bërë pjesë e një skandali pasi ka goditur me grusht një fanse në skenë.

50 Cent ishte duke interpretuar në skenë, kur i afrohet publikut një prej fanseve e tërheq poshtë. Ai gati sa nuk rrëzohet dhe menjëherë drejton grushtin ndaj saj, duke e goditur.

Truprojat e këngëtarët e tjerë janë afruar për të shmangur skandalin. Momente të tilla nuk është hera e parë që ndodhin.
Kujtojmë se reperi ka kaluar një periudhë të keqe vitet e fundit, pas divorcit dhe krizës ekonomike që pësoi javë më parë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: