Jack Wilshere duket se nuk po kalon një moment të mirë. Trajneri Arsene Wenger e ka dërguar tek skuadra U-23 e Arsenalit në mënyrë që anglezi të rifitojë formën e dikurshme.

Por edhe atje ai ka kaluar një episod të shëmtuar pas acarimit dhe goditjes së kundërshtarëve.

Lojtari i topçinjve pasi mori një goditje në këmbë nga një lojtar i Manchester City-t, ai reagoi keq duke e shtyrë atë, pastaj erdhi një tjetër dhe të njëjtën gjë e pësoi edhe ai.

Anglezi u desh ta lëshojë fushën pasi gjyqtari e dërgoi jashtë me karton të kuq.

Aty nuk kishte mbaruar asgjë, pasi dyshja gjatë ecjes në tunel janë grushtuar me vete, para se të ndaheshin nga stafet e klubeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb