SHBA – Çmenduria e radhës vjen nga Japonia. Të realizosh foto artistike me bashkëshortin ose bashkëshorten dhe pas teje të shpërtheje një minë. Duke qëndruar pranë njëri-tjetrit përpara një shpërthimi të fuqishëm të një mine, mund të jetë çmenduria e radhës të fotove të dasmës.

Por në fakt është ideja krijuese e vetë çiftit të cilët dëshironin ti jepnin fotove të tyre të dasmës një prekje hollivudiane. Çifti nga Japonia u martua në 2015, por së fundmi dëshironin të bënin fotot e dasmës.

Ndryshe nga fotot e zakonshme, në një kopsht shumëngjyrësh apo buzë detit, çifti zgjodhi një minierë të vjetër, dhe për efekt shpërthimet, etapat e të cilit u ndoqën deri në momentin e fundit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb