Me datë 11 prillë luhet supersfida Juventus-Barcelona dhe “Canale 5” në Itali ka filluar të fërkojë duart pasi fitimet do jënë marramendëse. Një 90 minutësh që me shumë siguri do i dhurojë sportdashësve anëmbanë botës shumë emocione, por që edhe do sjellë të ardhura stratesforike për kanlin televiziv.

Më e çuditshmja është se kjo sfidë do transmetohet falas nga ky kanal, ashtu siç është tranmetuar edhe kur të drejtat e Champions i ka pasur Sky është shprehur Pier Silvio Berlusconi.Por, sipas faqes së internetit calciofinanza.it, mbrapa këtij vendimi qëndrojnë edhe arsye ekonomike, që kanë lidhje me reklamat.

Në fakt, Pier Silvio Berlusconi ka ndërmend të nxjerrë në shitje 30 sekonda reklamë në rotacion për 200 mijë euro dhe 15 sekonda super reklamë me 165 mijë euro: 6,6 mijë euro në sekondë. 10% më shumë në krahasim me shumat që janë paguar për reklamat e shfaqura gjatë finales së Champions League të luajtur mes këtyre dy skuadrave në Berlin më 6 qershor të 2015-ës (195 mijë euro për reklamat 30 sekonda, 150 për ato 15 sekonda).

Por ka më shumë. Mediaset, 18 prillin e ardhshëm, do të transmetojë përsëri falas super ndeshjen Real Madrid-Bayern Munich, por për këtë rast reklamat do të kushtojnë 90 mijë euro dhe 75 mijë euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb