Trajneri  i Italisë, Antonio Conte ka folur pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Spanjës. Conte ka deklaruar se ekipit i duhet diçka më shumë se e jashtëzakonshmja për ndeshjen çerekfinale të Euro 2016 ndaj Gjermanisë.

“Do të na duhet diçka super e jashtëzakonshme për atë ndeshje, jo vetëm e jashtëzakonshme. Nga nesër do të mendojmë për Gjermaninë. Siç kam thënë, për mua Gjermania është në një nivel më të lartë se të gjithë”, ka thënë Conte pas takimit.

Italia dhe Gjermania përballen të shtunën më 2 korrik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: