Vite më parë tregonte me krenari se u ishte nënshtruar ndërhyrjeve estetike për të përmirësuar linjat e veta dhe sot ajo
vazhdon t’i tregojë ato po me të njëjtën krenari.

Courtney Stodden, 24-vjeçarja amerikane që u bë e famshme në 2011 pas martesës me aktorin Doug Hutchison, që në atë kohë ishte 51-vjeç, tërhoqi vëmendjen në Los Anxheles jo vetëm me bikinit e kuq, por Stodden u fotografua e lumtur në shoqërinë e qenit të saj dhe duket se ka hedhur pas krahëve divorcin e fillimit të këtij viti me Hutchison.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: