TIRANË- Një kontroll i rreptë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës pranë mbikalimit të Kamzës, në hyrje të autostradës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar video për “BalkanWeb” ku efektivë të shumtë kanë dalë në autostradë duke ndaluar çdo mjet të dyshimtë, në kërkim të një makine “Audi” fuoristradë të zezë.

Nuk ka informacione të tjera për çfarë bëhet fjalë, por kontrollet kanë krijuar trafik të madh. Në aksion ishin të pranishme rreth 30 forca policie.

Nga na e policisë sqarohet se kemi të bëjmë me kontrolle rutinë për rritjen e sigurisë publike. Herë pas here polica ndërmerr aksione për kapjen e personave në kërkim dhe atyre me armë pa leje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: