Futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është fotografuar me veshje të cuditshme në rrugët e Madridit.

Sipas mediave vendase, Ronaldo ka vendosur një maskë dhe një kostum të zi tip si ai për hallowen dhe është shfaqur para shkollës duke pritur djalin e tij Cristiano Ronaldo Junior.

Kostumi i frikshëm i Ronaldos ka bërë përshtypje tek njerëzit të cilit e kanë dalluar se ishte futbollisti i famshëm.

Portali sportic ‘Goal’ raporton se ende nuk është e qartë se çfarë ka dashur të bëjë Ronaldo me këtë kostum të zi. Mbase kjo është një mënyrë e Ronaldos për të argëtuar djalin e tij, nëna e të cilit nuk dihet ende se kush është.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: