Orë të tensionuara për Cristiano Ronaldo, lojtarin e famshëm të Real Madridit i cili po hetohet nga autoritet spanjolle për evazion fiskal.

Por për fat të mirë në krah të tij është e fejuara Georgina Rodriguez, të cilën pikërisht në këto orë CR7 e ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale, me një foto ku shfaqen të dy të përqafuar në divan.

Fotoja në një kohë rekord ka arritur 4 milion shikime dhe shumë urime për të dy, edhe për faktin se në foto futbollisti i prek me dorë barkun.

Kjo ndoshta është një lëvizje e studiuar mirë për të hequr vëmendjen e medias dhe të tifozëve nga problemet që ai ka me tatimet, ose thjesht një dëshirë për të bërë zyrtare lidhjen e tij me Georgina Rodiguez, vajza me forma shumë seksi.

Në këto orë futbollisti portugez ka vendosur të prezantojë të fejuarën e tij të re dhe e ka bërë me një foto në shtëpi dhe duart e tyre të pozicionuara mbi barkun e saj.

Fansat kanë shpërthyer në urime për çiftin akoma përpara se ata të zyrtarizojnë lajmin, nëse është i vërtetë.

Nëse e fejuara e tij është shtatzënë, ky do të jetë fëmija i dytë për futbollistin pas Cristino Ronaldo Jr.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb