Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është tmerri i mbrojtësve për shumë vite, të cilët nuk kanë mundur ta ndalin atë si një makineri golash që është. Megjithatë ekziston diçka që ja ‘kthen’ golat mbrapsht portugezit, duke mos e lënë shpesh të finalizojë – shtylla e portës.

Kjo gjë u pa dukshëm edhe dje në ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë Celta Vigo-s e cila përfundoi në barazim 2-2 por që në gjysmëfinalet shkuan kundërshtarët e madrilenëve. Ronaldo shpërndoroi dje mundësinë më të mirë për hapur lojën e Los Blanco-s duke qenë se ndeshja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar në disavantazh të tyre, shkruan Goal.com.

Pas një krosi të dhënë nga Casemiro, Ronaldo godet topin me kokë, topi pritet nga duart e portierit dhe kthehet sërish në këmbët e portugezit. Kur goli dukej më i sigurtë se kurrë, duke qenë se dhe portieri i Celta-s ishte shtrirë në tokë në krahun tjetër, Cristiano goditi shtyllën. Megjithatë nuk është rasti i vetëm kur portugezi humbet gola të pastër. Madje edhe në ndeshje deçizive, kur i ka dribluar të gjithë mbrojtësit, shpesh topi i është ndalur nga shtylla.

“Patëm mundësi të mira për ta kthyer rezultatin dje, por me sa duket fati nuk ishte me ne. Shtylla na ndali,” tha Ronaldo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: