Nga Enida Himaj

Atentati tek “Komuna e Parisit”, pak ditë më parë është zbardhur nga një dëshmitar okular, që ka xhiruar të gjithë skenën nga makina e tij. Shtetasi gjerman në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” ka rrëfyer ndjekjen që u bëri autorëve, pas të shtënave me armë në drejtim të 25-vjeçarit, Lorenc Hoxha.

Mett rrëfen se ngjarja është xhiruar nga kamera e makinës së tij. Më tej ai i ka ndjekur autorët, madje edhe ka folur me ta, duke i informuar që i kishte xhiruar. Më tej ai rrëfen për “Gazeta Shqiptare” se fillimisht policia ka menduar se ai ishte bashkëpunëtor në këtë ngjarje, duke qenë se kishte ndjekur makinën ku udhëtonin autorët e plagosjes.

Përse jeni në Shqipëri zoti Mett?
Unë para disa ditësh erdha me familjen nga Gjermania, për pushime.

Ju banoni në Gjermani?
Jam shtetas gjerman.

Si u ndodhët tek “Komuna e Parisit”?
Rastësisht, po shkoja të drekoja me bashkëshorten, kur u bllokua rruga. Para meje ishin dy makina, vjen një makinë e tretë dhe vendoset paralelisht me të parën, nga ajo zbresin me shpejtësi dy të rinj, mënjanova pak makinën për të parë çfarë po ndodh. Mendova se do zihen e të kisha mundësi të dilja nga bllokimi. Menjëherë dëgjova krismë pistolete mbi makinën e parë. Kamera e makinës sime po filmonte aq sa fushëpamje kishte, sepse pengohej nga automjeti para meje.

Ata që qëlluan në makinën e parë, hipën në makinë dhe ikën. Atëherë unë dola nga bllokimi dhe me shpejtësi i ndoqa pas. Këtë do ta bënte çdo gjerman. Kalova nëpër makina në distanca të vogla pa prekur askënd. Përpara më doli një qen dhe atë nuk e dëmtova. E arrita makinën dhe u bllokova rrugën e tyre dhe ju thashë “çuna ndaloni, s’keni ku shkoni, jeni filmuar bukur”. Nuk foli asnjëri. Makina tyre ndaloj tek një kazan plehrash. Pastaj unë u largova.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/08/08/ekskluzive-cuna-ndaloni-skeni-ku-shkoni-jeni-filmuar-bukur-ja-cfare-thote-gjermani-qe-xhiroi-atentatin-tek-komuna-e-parisit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb