Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot në Beograd se Serbia nuk do t’i ndryshojë ligjet sepse këtë e kërkon Tribunali i Hagës.

“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiç, dhe ka shtuar se “mesa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozojë ligj”.

Ai më tej ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndryshojë, në mënyrë që Serbia t’i plotësojë detyrimet e veta ndërkombëtare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: