BEOGRAD– Unë mendoj se Serbia ka bërë një gabim para 20 viteve kur e pranoi Shkupit nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte e drejtë ndaj Greqisë, ka deklaruar

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, thotë se vendi i tij bëri një gabim para 20 viteve “kur e pranoi Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë”.

“Kjo nuk ishte e drejtë ndaj Greqisë”, ka deklaruar ministri Daçiç pas takimit të djeshëm në Athinë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Ai ka shtuar se “Shkupi gjithmonë ka pasur një qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën dhe Metohinë”.

“Ata e njohën pavarësinë e Kosovës dhe votuan për pranimin e Kosovës në UNESCO”, tha Daçiç.

Ministri serb theksoi se vendi i tij nuk do të marrë ndonjë hap që mund të prishë stabilitetin në rajon, dhe se Serbia “ndryshe nga disa vende të tjera, nuk ka pretendime territoriale ndaj pjesëve të Greqisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: