Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se për shtetin serb kanë shumë rëndësi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se Serbia do të mundohet të mbajë komunikim të vazhdueshëm, që raportet e shtetit serb të jenë cilësore me këto shtete, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që ato vende të informohen në lidhje me veprimet tona në dialogun e Brukselit. Është e rëndësishme sepse pa to gjendja do të ishte e vështirë”, tha Daçiç.

Qipro, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, e që Serbia ka raporte mjaft të mira me këto shtete.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: