BEOGRAD- Kryetari i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiç, ka përmendur rolin e Slobodan Miloshiviçit në Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën, duke e cilësuar si suksesin e tij të madh.

“Trashëgimia më e madhe e Slobodan Milosheviçit është pjesëmarrja e tij në krijimin e Republikës Srpska dhe për këtë arsye Serbia ka detyrim ta ruajë RS-në”, kështu ka thënë Ivica Daçiç në Banjallukë, në 23-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Republikës Srpska.

“Për Slobodan Milosheviçin sigurisht se do të ketë mendime të ndryshme sikur dhe për të gjithë njerëzit në funksione në atë kohë, porse themelimi i Republikës Srpska, dhe roli që pati në të është e arritura e tij më e rëndësishme. Parti ka shumë, por është vetëm një Republika Srpska . Për këtë arsye, Serbia e ka për borxh të qëndrojë krah popullit serb dhe ta mbrojë Republikën Srpska”, ka thënë ai, njofton Veçernje Novosti.

Ai ka theksuar se SPS dhe SPRS formalisht nuk janë e njëjta parti, por ndërmjet tyre ka lidhje të ngushta e bashkëpunim.

Edhe pse deri vonë në parti e akuzonin se po heq dorë nga Milosheviqi, Daçiç, kohëve të fundit, gjithnjë e më shpesh po thirret në trashëgiminë e ish- kryetarit të Serbisë. Krahas meritës që ia njeh për Marrëveshjen e Dejtonit, ai për meritë ia numëron edhe miratimin e Rezolutës 1244 OKB-së, me të cilën, sipas medieve të Beogradit, Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Për ish-liderin serb ai ka folur edhe në konventën e SPS-së në të cilën mysafir special ka qenë nipi i Milosheviqit Marko.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: